Gjeje personalitetin tënd tani!

Fillo vlerësimin
homepage image

Pak rreth teorisë së përgjithshme të vlerësimit

Bazuar në studimet dhe mësimet e Carl Jung-ut mbi tipet e personalitetit, ne kemi ndërtuar këtë pyetësor i cili jep një indikator për orientimin e personalitetit tënd.

Ku të ndihmon ky vlerësim:

KOMUNIKIM

Disa njerëz janë natyrshëm të prirur që të përqëndrohen në pikëpamje kryesore dhe të flasin për ide të mëdha. Të tjerët përqëndrohen më shumë në detaje, fakte dhe në atë që duket qartë. Duke kuptuar se si njerëzit marrin dhe i shprehin informacionet, ti do ta kesh më të lehtë të diskutosh me ta.

PROFESION

Gjetja e profesionit të duhur mund të jetë një kërkim i lodhshëm dhe sfidues. Sidoqoftë, vlerësimi i personaliteti tënd mund të të ndihmojë pasiqë duke e njohur veten, duke njohur nevojat e atyre qe janë përreth teje dhe duke identifikuar fushat në të cilat mund të lulëzosh natyrshëm, qasja jote në zhvillimin e karrierës bëhet shumë më e lehtë.

LIDHJE BASHKËSHORTORE

Ndoshta bashkëshorti/ja jote nuk të kupton dhe e ke të vështirë të komunikosh me të. A jeni duke thënë gjërat e njejta por në mënyra të ndryshme? Apo ndoshta po kërkon të krijosh ekuilibrin në një mënyrë që të plotëson më shumë. Preferencat e personalitetit tënd mund të kenë dicka për të thënë për këtë gjë.

VENDIMMARRJE

Shumë njerëz i ofrohen vendimmarrjes në aspektin e rezultateve të drejtëpërdrejta dhe implikimeve (p.sh., nëse kthehem në shkollë, do të kushtojë kaq). Sidoqoftë, rezultatet e nënkuptuara dhe ato që ndikojnë në thelbin tënd nuk janë gjithmonë aq të dukshme (p.sh., a do të përshtatet ky format i mësimdhënies për mua?). Ne mund t'ju ndihmojmë t'i zbuloni këto.

Çfarë thonë të tjerët?